“Sa më shpejt, please”, dalin mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit: Zjarr se duhet me i vulos unë…

“Sa më shpejt, please”, dalin mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit: Zjarr se duhet me i vulos unë…

erion isais-spak TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme. Një telefon i sekuestruar gjatë hetimeve nga prokurori Dritan Prenci ka nxjerrë në dritë biseda në aplikacionin WhatsApp mes kryebashkiakut Erion Isai dhe Entela Çano, administratore e kompanisë fituese të tenderëve, “A&E Engineering” sh.p.k. Kompania në fjalë ka qenë e përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti  II. Bisedat e mëposhtme përmes aplikacionit WhatsApp, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime...