Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë, kryeson Kosova
Shqipëria renditet mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë.Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, popullsia e vendit u zvogëlua me -1.15%, duke reflektuar presionin e dyfishtë të emigracionit dhe të normave të ulëta të lindshmërisë. Ky zhvillim po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe perspektivën afatgjatë të ekonomisë shqiptare.Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2%, krahasuar me 1 Janar 2024.Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë: Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje; Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.Ndërsa Censi i vitit 2023...