Njihuni me mundësitë e arsimit të lartë europian në Tiranë!

Njihuni me mundësitë e arsimit të lartë europian në Tiranë!

Për të gjithë të interesuarit për studimet në Europë, panairi ‘Study in Europe’ mbërrin në Tiranë më 11 tetor në Hotel Rogner, duke ofruar informacion të detajuar dhe mundësi për takime direkte me institucionet europiane të arsimit të lartë.Ky panair ka për qëllim të ofrojë informacion të hollësishëm për studentët e rinj shqiptarë që janë të interesuar të vazhdojnë studimet jashtë vendit. Ngjarja u mundëson vizitorëve të takojnë drejtpërdrejt përfaqësues të institucioneve europiane të arsimit të lartë, si dhe agjencive kombëtare përgjegjëse për mobilitetin dhe bursat studimore.Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 40 institucioneve të arsimit të lartë nga 15 vende, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe agjencive kombëtare. Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin informacion të...