Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E tërhoqën zvarrë para Teatrit kombëtar, Silva Caka pranon të bëhet shefe e policëve që e dhunuan
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e djeshme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por, vlen të theksohet edhe një fakt tjetër, pasi Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan më 17 Maj të vitit 2020, ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Teksa po protestonte bashkë me qytetarët, Silva Caka u shoqërua dhunshëm nga ana e Policisë, madje pati deklarata dhe denoncime se ajo ishte dhunuar edhe në furgonin e efektivëve gjatë shoqërimit për në komisariat. Madje në atë kohë, Silva Caka paralajmëronte edhe...