Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit për një aksident rrugor, deputeti italian letër Begajt: Është e papranueshme!
Një profesor italian që mbahet prej dy muajsh në burgun e Fierit ka sjellë shqetësimin e deputetëve italianë tek presidenti Bajram Begaj. Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila dhe një shkencëtar me famë ndërkombëtare po mbahet në burg pas një incidenti rrugor në 8 gusht në rrugën Levan – Fier, raportojnë mediat italiane. Autoritetet shqiptare e kanë akuzuar për dhunim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe “braktisje të mjetit”. Mediat italiane i bëjnë jehonë rastit duke thënë se mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare. Autoritetet e universitetit kanë kërkuar ndihmën e parlamentarëve italianë. Deputeti Luciano D’Alfonso flet për masa joproporcionale për burgosjen e profesorit shkencëtar. Deputeti ka kontaktuar personalisht presidentin Bajram Begaj për ti kërkuar kthimin e profesorit menjëherë në...