Kërcënoi bashkëfshatarin se do ta vriste me sëpatë, arrestohet

Kërcënoi bashkëfshatarin se do ta vriste me sëpatë, arrestohet

Një 53-vjeçar, me inicialet A. G., është arrestuar pas disa ngjarjeve të dhunshme në fshatin Kosmaç. Ai dyshohet se dhunoi një bashkëfshatar dhe e ndoqi me sëpatë, ndërsa më parë kishte dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, duke thyer xhamat e dyqanit dhe të furgonit të tij, dhe kishte dëmtuar një automjet tjetër. Më 23 shtator 2025, 53-vjeçari është parë pranë banesës së viktimës duke mbajtur një sëpatë në dorë. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 3 thika dhe një sëpatë, të cilat shërbyen si prova materiale. “Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë. 53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij,...