Plagosje me thikë pas një konflikti në Elbasan, arrestohet 29-vjeçari

Plagosje me thikë pas një konflikti në Elbasan, arrestohet 29-vjeçari

Një konflikt i çastit që përfundoi me plagosjen e një 67-vjeçari është zbardhur në kohë rekord nga policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga një 29-vjeçar, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.  I riu pas përplasjes me të moshuarin e ka plagosur këtë të fundit me thikë.   “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen “Shënkoll’, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen “Shënkoll”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet...