Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Problemi i karteleve shqiptare mbërrin në OKB/ Ekuadori: I kemi shpallur organizata terroriste, krimi i organizuar është kërcënim global
Problemi i karteleve shqiptare mbërrin edhe në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa Edi Rama nuk shkoi në këtë asamble siç ka bërë zakonisht vitet e fundit, problemi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ka qenë një temë kryesore. Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld tha se duhte reformuar sistemi multilateral për të adresuar çështjet e krimit të organizuar transnacional. Ajo tha se kjo çështje përbvën rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. “Multilateralizmi duhet të evoluojë për t'iu përgjigjur kërkesave aktuale të njerëzve dhe për t'u përballur me kërcënimet e reja”, tha Sommerfeld. Ministrja e jashtme ekuadoriane paralajmëroi se këto organizata kriminale “shkaktojnë pasoja ekonomike, politike dhe sociale të ngjashme me ato të konflikteve të armatosura ndërkombëtare”. “Nuk...