Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nuk kanë fund skandalet e Evgjeni Basharit, si ILDKPI po zvarrit procedurat për dokumentacionin e kandidatëve për…
Procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) duket se po shndërrohet në një tjetër sagë skandalesh nën hijen e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), Evgjeni Basharit. Burime të besueshme pohojnë se ILDKPI po zvarrit me qëllim dorëzimin e dokumentacionit për pasuritë e kandidatëve, duke e çuar gjithë procedurën drejt “kalendave greke”. Edhe pse intervistat për 7 kandidatët janë mbyllur prej ditësh, procesi ka ngecur në fazën e verifikimit të figurës dhe pasurisë, ku ILDKPI po luan me afatet. Në lojë janë emra të njohur si Gledis Nano, Gentian Ndoi e Joni Keta, por përplasjet mes anëtarëve të komisionit Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra kanë ndezur akoma...