Operacion antidrogë në Korçë, shoqërohen 8 persona/ Kontrolle në banesa dhe automjete. Sekuestrohen..

Operacion antidrogë në Korçë, shoqërohen 8 persona/ Kontrolle në banesa dhe automjete. Sekuestrohen..

Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas informacioneve të inteligjencës policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, vazhdojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe parandalimin këtij aktiviteti kriminal. Nga informacionet e marra bëhet me dije se gjatë kontrolleve intensive ditore, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej rreth 8 vetash, ku në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy persona, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar cannabis, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar. Nga...