Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për Tiranën/ Lëvizja Bashkë gati të bashkëpunojë me opozitën, por pa Sali Berishën në krye të PD
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka përjashtuar mundësinë që forca e tij politike të mbështesë një kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës, edhe nëse ai vjen nga shoqëria civile, për sa kohë që në krye të Partisë Demokratike ndodhet Sali Berisha. I ftuar në emisionin Quo Vadis të Pranvera Borakajt në “Vizion Plus”, Muçi theksoi se “çdo kandidat i opozitës në këto kushte është vetëm një vegël e Sali Berishës”. “Në qasjen tonë, bekimi më i madh i Ramës është që në krye të PD është Sali Berisha. Kushdo qoftë kandidat i PD-së, nuk do të mbështetet nga Lëvizja Bashkë”, deklaroi Muçi.Ai shtoi se nëse do të ndodhte një bashkëpunim i mundshëm me opozitën, kushti i vetëm i panegociueshëm do të ishte largimi...