Intelektuali pak Diogjen, pak Sokrat

Intelektuali pak Diogjen, pak Sokrat

Çun Lajçi “Larg tregut, larg famës, ndodhin gjithë gjërat e mëdha” (Zarathustra) Nga Mehmet Elezi 1.Përmasat e Çun Lajçit nuk janë ato që kemi parë në skenë e në ekran. Megjithëse artist i madh, nga të mëdhenjtë e botës shqiptare. Janë të tjera, të tjera. E kam takuar virtualisht në vitin 1991, nëpërmjet zërit. Dikush më dha një kasetë të vjetër, të dëmtuar, prurë ilegalisht prej Kosove: Çun Lajçi interpretonte Fishtën. Në një sfond epik, me terr bjeshkësh që ndihet edhe pse nuk shihet, me hutin a lorzën e mistershme. Prapritmas zëri i aktorit men, pushon. I lëshon vendin një lahutari me zë gurre, që këndon “Lahutën e Malsisë”: është prapë ai, Çun Lajçi. Jam rritur me “Lahutën”, e mbanim fshehtas si diversant, por kurrë...