“Mjaft është mjaft”, Trump zotohet: Nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor

“Mjaft është mjaft”, Trump zotohet: Nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua të enjten se nuk do ta lejojë Izraelit të aneksojë Bregun Perëndimor, duke i kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve të ekstremit të djathtë në Izrael që duan ta zgjerojnë sovranitetin mbi tokën palestineze dhe t’i shuajnë shpresat për një shtet palestinez. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përballur me trysni të madhe nga disa aleatë brenda koalicionit qeverisës për të aneksuar Bregun Perëndimor, gjë që i ka shqetësuar liderët arabë, disa prej të cilëve u takuan të martën me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Unë nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve...