Zbardhet mashtrimi: Rama i rriti në mënyrë artificiale shifrat e eksporteve

Zbardhet mashtrimi: Rama i rriti në mënyrë artificiale shifrat e eksporteve

Nga janari në korrik 2025, të dhënat mbi tregtinë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës shfaqën diferenca të pazakonta. Psh, në korrik, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) raportoi se importet nga Shqipëria arritën vetëm 24 milionë euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) eksportet shqiptare drejt Kosovës për të njëjtën periudhë u regjistruan në 6,4 miliardë lekë, ose rreth 64 milionë euro. Pra, për të njëjtën kategori mallrash, raportimi i Kosovës është 62 % më i ulët se ai i Shqipërisë. Ky hendek nuk është i rastësishëm. Ai u thellua që nga janari i këtij viti, kur INSTAT filloi të përfshinte si “eksporte” edhe mallrat që thjesht kalojnë tranzit nëpër Shqipëri për t’u dërguar, por që përfundimisht hyjnë në Kosovë. Ky ri-klasifikim e...