Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe Michelle

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe Michelle

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka folur hapur për vështirësitë që ai dhe bashkëshortja e tij Michelle përjetuan pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, duke habitur publikun me sinqeritetin e tij. Gjatë një bisede në ‘O2 Arena’ të Londrës, Obama pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar nëpër një periudhë të tensionuar. “Po dilja nga ajo gropë në të cilën rashë me Michelle-n,” u shpreh ai, duke shtuar se gjërat janë stabilizuar dhe martesa e tyre sot është më e fortë se kurrë. Ai shpjegoi se pesha e presidencës pati ndikim të madh në jetën e tyre private, dhe se pas përfundimit të mandatit, iu desh të punonte shumë për të rigjetur balancën me Michelle-n. Këto deklarata vijnë pas spekulimeve në media për një krizë martesore,...