Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, kush e dha urdhrin e ekzekutimit (EMRI)
viktima Klevis Lleshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit. Mësohet se janë lëshuar 4 urdhër arreste, njëri prej të cilëve është ekzekutuar. Ndërkohë, 3 personat e tjerë janë shpallur në kërkim. Aurel Hoxha konsiderohet si urdhëruesi i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit. Hoxha është pronari i lokalit 'Monopol', ku edhe janë ushtruar kontrolle nga FNSH. Kontrolle janë ushtruar edhe në qytetet të tjera. Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk. Klevis Lleshi nga Burreli u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit...