Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dëshmitarëve të Ilir Metës “iu është vënë pistoleta në kokë” nga Altin Dumani, Monika Kryemadhi shpërthen në akuza…
Ish-presidenti Ilir Meta duket se ka nisur manovrat për të shtyrë gjyqin për të fituar kohë për të shmangur burgun. Seanca e djeshme paraprake për dosjen “Meta” u shty për më datë 9 tetor. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit kishte dërguar në sekretarinë e Gjykatës një kërkesë për shtyrje, për shkak të problemeve shëndetësore. Në sallën e GJKKO ishte e pranishme vetëm ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, e cila pas shtyrjes së seancës hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe SPAK. Teksa foli për mediat, ajo tha se ka shumë gjëra për të thënë dhe se do të jetë në të gjithë ekranet e TV-ve. Sipas saj, dosja është shumë voluminoze dhe...