Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Me gjithë rritjen, Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të ulët të bankingut online në Europë
Përdorimi i shërbimeve bankare online po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit në vendin tonë, por krahasimet me Europën dhe Rajonin tregojnë se shqiptarët kanë ende një përdorim të ulët të E-banking.Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të moshës 16–74 vjeç përdorin shërbimet e bankingut online. Harta e mëposhtme tregon kontrastin mes vendeve të Europës Veriore e Perëndimore, ku mbi 90% e qytetarëve përdorin internet banking, dhe Ballkanit, ku niveli mbetet dukshëm më i ulët.Shqipëria paraqitet me një përdorim shumë më të kufizuar, në nivelet më të ulëta të kontinentit (më pak se 30%). Kjo e vendos vendin në të njëjtën kategori me rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe...