Vranë dy vëllezërit Kurtaj në Kurjan, Prokuroria Fier çon në gjyq 7 persona

Vranë dy vëllezërit Kurtaj në Kurjan, Prokuroria Fier çon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2024 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëllezërit Gramoz Kurti dhe Lavdrim Kurti.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në përfundim të hetimeve, është provuar se të pandehurit Altin Kuka, së bashku me djemtë e tij Ervis Kuka dhe Emarjusio Kuka, kanë bashkëpunuar në ekzekutimin e viktimave, duke përdorur armë zjarri tip automatik. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Sipas dosjes hetimore, ngjarja nisi pas një konflikti të mëparshëm mes Ervis Kukës dhe djemve të viktimës Gramoz Kurti, ku i riu qëlloi me pistoletë...