Melania Trump nga “Zonjë e Parë ngurruese” në lojtare kyçe në politikën e jashtme të administratës së bashkëshortit të saj

Melania Trump nga “Zonjë e Parë ngurruese” në lojtare kyçe në politikën e jashtme të administratës së bashkëshortit të saj

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka kaluar nga një figurë e tërhequr gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj në një aktore me ndikim të madh në skenën diplomatike në mandatin e dytë. Tani, ajo po konsiderohet nga diplomatët dhe fuqitë e huaja si një derë për të ndikuar qëndrimet e administratës Trump, sidomos përmes punës së saj me zonjat e para të vendeve të tjera dhe përqendrimit tek teknologjia dhe mbrojtja e fëmijëve. Në një takim të mbajtur në hotelin “Lotte New York Palace”, Melania nisi një nismë ndërkombëtare me zonjat e para të botës për të promovuar përdorimin e teknologjisë në ndihmë të edukimit dhe sigurisë së fëmijëve. Takimi përfshiu figura si Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe Olena Zelenska e...