Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Nuk ka zgjedhje, o njerëz! Duhet t’i thërrisni mendjes!”, Andi Bushati kundër pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e Tiranës
Analisti Andi Bushati u deklarua i prerë për qëndrimin që duhet të mbajë opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki të vendit. Ai u shpreh se opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje sepse e ka të garantuar humbjen e thellë, duke qenë se në Shqipëri është vendosur një sistem autokratik dhe nuk ka garë dhe as zgjedhje. Bushati: Po si të gjejnë kandidat? Kur e di që do të më vjedhin, do të më masakrojnë, për çfarë të shkoj? Të kem shpresën që do të ketë një garë deri diku të pranueshme, është tallje me vetveten. E mbani mend atë amerikanin që sollën në Himarë? Fitoi Beleri i shkretë, ai Beleri i zi, pastaj atë amerikanin e shaluan. Kjo do të ndodhë...