Rabiot minimizon përballjet me Napolin dhe Juven: Nuk janë ende ndeshje për titull

Rabiot minimizon përballjet me Napolin dhe Juven: Nuk janë ende ndeshje për titull

26 Shtator 2025 8:50 Alfred Lleshi Adrien Rabiot, i transferuar te Milani me kërkesë të Massimiliano Allegrit, po shfaq që në fillim ndikimin e tij te kuqezinjtë. Francezi është optimist: “Shpresoj të jetë një sezon i madh. Jam i lumtur, sepse të gjithë më kanë pritur mirë. Po luaj, po bëj mirë, gjithçka është pozitive. Trajneri di të krijojë grupin dhe t’i përfshijë të gjithë, kjo është e rëndësishme për një skuadër që do të fitojë. Ka të rinj me mentalitetin e duhur, shpresoj të jetë fillimi i diçkaje të madhe”. Sfida të mëdha e presin Milanin kundër Napolit e Juventusit: “Nuk janë ende ndeshje për titull, kampionati është i gjatë. Po, këto përballje tregojnë se ku jemi si skuadër. Kam kujtime të mira nga...