Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Busquets jep lajmin e papritur: Në fund të sezonit do të tërhiqem nga futbolli, Barcelona klubi i jetës time
26 Shtator 2025 8:58 Telesport Sergio Busquets ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në fund të sezonit të MLS, ku ai po luan për Inter Miami. “Këto do të jenë muajt e mi të fundit në fushë dhe po tërhiqem shumë i lumtur dhe mirënjohës. Këto kanë qenë 20 vite të pabesueshme; futbolli më ka dhënë përvoja unike me shokë skuadre të shkëlqyer”, tha mesfushori spanjoll. Më tej, ai shtoi: “Falënderoj Barcelonën, klubin e jetës sime. Atje realizova ëndrrat e mia të fëmijërisë, festova shumë tituj dhe përjetova momente unike në Camp Nou.” Mesfushori 37-vjeçar fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, nëntë tituj Lige, shtatë tituj të Kupës së Mbretit, shtatë Superkupa Spanjolle, tre Kupa Bote për Klube dhe tre Superkupa Evropiane me...