Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Më në fund Rafael Leao është në dispozicion të Allegri, ndaj Napoli do ta nisë nga stoli
26 Shtator 2025 9:11 Telesport Pas tre fitoreve radhazi në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Italisë, të gjitha takime pa pësuar gol, Milan i trajnerit Max Allegri po përgatitet për provën e parë të madhe të sezonit. Napoli, kampionët e Italisë dhe liderët e Ligës, vijnë në San Siro për javën e pestë të Serie A. Për këtë rast, trajneri i kuqezinjve duhet të jetë në gjendje të mbështetet te Rafael Leao për herë të parë në këtë sezon. Portugezi duket se është rikuperuar nga tendosja në soleus, që e detyroi të humbiste katër javët e para të kampionatit dhe është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Pavarësisht se është përsëri i disponueshëm, Leao nuk do të kthehet menjëherë në formacionin titullar. Portugezi...