“Lidh Beratin me Gramshin dhe zhvillon turizmin”/ Rama ndan pamje nga punimet e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë

“Lidh Beratin me Gramshin dhe zhvillon turizmin”/ Rama ndan pamje nga punimet e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga punimet për aksin rrugor Vodicë – Qafë Dardhë. Sipas tij ky investim i hap një rrugë të re qytetit të Beratit, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit.  “Mirëmëngjes dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.  Kujtojmë se punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën në janar të këtij viti. Projekti ka dy paketa: Rikonstruksioni i rrugës Vodicë-Qafë Dardhë dhe restaurimi sistemimi i Çezmës së Tarikos në Tomor.