Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia zbardh vrasjen në Durrës, autori hyri në banesë për të blerë drogë, dy persona të arrestuar
Policia e Durrësit ka zbardhur dje vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri, mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, brenda një banese. Blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar T. Tivari 24 vjeç, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Xh.D. 27 vjeç. Ky i fundit ndihmoi autorin të largohej me një taksi dhe më pas e dërgoi në banesën e tij. Policia sqaron se Tivari kishte shkuar në banesën e Valbon Beqiri për të blerë drogë. Por në konflikt e sipër mes tyre, 24-vjeçari goditi disa herë me thikë 51-vjeçarin Beqiri, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas u arratis. I dyshuari u identifikua nga hetimet e policisë dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Policia sqaron se Valbon Beqiri ishte vrarë rreth orës 10:00 të paradites...