Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Turqi, burri vret ish-bashkëshorten me breshëri automatiku/ Autori i bëri pritë në spitalin ku punonte, publikohet momenti i krimit
Një grua 42-vjeçare, e identifikuar si Eser Karaca, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, brenda ambienteve të një spitali privat në Kahramanmaraş të Turqisë, ku ajo punonte. Eser Karaca, nënë e dy fëmijëve, ishte duke punuar në spitalin privat ku ndodhi ngjarja. Autori, Atilla Aydintapli, 44 vjeç, kishte hyrë në ndërtesë me një çantë të zezë në të cilën kishte fshehur një armë zjarri. Kamerat e spitalit kanë regjistruar momentet tragjike kur Aydintapli hyn në punën e ish-gruas. Pas disa sekondash, Karaca shihet duke dalë me nxitim, në përpjekje për të shpëtuar, ndërkohë që koleget përpiqen ta ndihmojnë. Autori e ka ndjekur viktimën në shkallët e spitalit dhe e ka qëlluar me armë nga afër, pavarësisht se ajo ngriti duart dhe i...