Ministra virtuale dhe korrupsion real: Shqipëria mes inovacionit dhe papërgjegjshmërisë

Ministra virtuale dhe korrupsion real: Shqipëria mes inovacionit dhe papërgjegjshmërisë

Nga Alba Kepi Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paraqitur për botën një risë që do të zgjonte diskutime: një ministre e inteligjencës artificiale, krejtësisht virtuale, e ngarkuar të paktën në emër me drejtimin e luftës kundër korrupsionit. Një akt që, në pamje të parë, mund të duket inovativ dhe modern. Por, pasi e shikon me vëmendje, lindin pyetje serioze dhe legjitime për stabilitetin demokratik, institucional dhe ligjor të një vendi që prej vitesh përballet me sfida të thella në transparencë dhe qeverisje të mirë. Një ministre pa bazë ligjore Cili është themeli kushtetues i një emërimi të tillë? A është legjitime që të japësh betimin për një detyrë ministrore për një “entitet” që nuk është as person fizik as juridik? Kush kontrollon, mbikëqyr ose përgjigjet për...