Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Presidentja e RMV-së në OKB: S’duam mosmarrëveshje me fqinjët, duam integrim në BE pa kushte shtesë!
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë fjalës së saj në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet prioriteti më i madh strategjik i vendit të saj, duke theksuar se ky proces nuk duhet të kushtëzohet me kërkesa të reja. “Si vend i përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, nuk duam mosmarrëveshje me fqinjët tanë. Ajo që duam është të integrohemi në BE, por pa kushte të veçanta shtesë”, tha presidentja Siljanovska-Davkova, duke theksuar se aspirata evropiane është “frymëzimi dhe synimi më i madh strategjik” për Maqedoninë e Veriut. Ajo kujtoi se vetë BE-ja, sipas akteve themeluese, “definohet si një unitet i diversiteteve dhe obligohet të respektojë dallimet kulturore e gjuhësore, identitetin...