Jaho Brahaj: Së pari muze të trashëgimisë dhe artit kombëtar, më vonë të qytetërimit islamik

Jaho Brahaj: Së pari muze të trashëgimisë dhe artit kombëtar, më vonë të qytetërimit islamik

Tirana nuk ka një muze etnografik, por mungesa e tij ka sjellë herë pas here reagime të studiuesve e më gjerë. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se në vend kemi mungesa për muze me tematikë traditat dhe artin tonë, ndërsa shpreh dhe kritika për institucionet. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesi Jaho Brahaj shprehet dhe për Muzeun e Artit dhe Trashëgimisë Islame, që do të ngrihet në godinën e Sarajeve dhe thotë se nuk është kundër tij, por duhet të ketë dhe muze etnografik për Tiranën, që deri më tani nuk është realizuar. Studiuesi Brahaj në reagimin e tij kërkon më shumë vëmendje nga institucionet në vend për vlerat tona historike, të traditës dhe kulturës, por sipas tij në Shqipëri duhet të kemi dhe një muze...