Leonardo DiCaprio thyen rekordin me filmin e ri të Paul Thomas Anderson

Leonardo DiCaprio thyen rekordin me filmin e ri të Paul Thomas Anderson

Kur doli traileri i parë i One Battle After Another, askush nuk dinte se çfarë do të sillte bashkimi mes Paul Thomas Anderson dhe Leonardo DiCaprio. Warner Bros. zgjodhi të mbante të fshehtë detajet e ngjarjes, duke shtuar kuriozitetin rreth projektit që tashmë ka mbërritur në kinema dhe po cilësohet si një ndër arritjet më të mëdha të këtij viti. Ky është bashkëpunimi i parë mes regjisorit të njohur Anderson, i lavdëruar për Licorice Pizza, dhe DiCaprios, i cili së fundmi shkëlqeu me Killers of the Flower Moon nën regjinë e Martin Scorsese. Kritikat e para për filmin janë të njëzëshme: një triler i fortë, me humor të zi, aksion marramendës dhe elemente politike që e bëjnë të veçantë. Sipas Chris Evangelista nga SlashFilm, bëhet...