Hetime në Zvicër si Kosova ia mori lojtarin cilësor ekipit kombëtar zviceran

Hetime në Zvicër si Kosova ia mori lojtarin cilësor ekipit kombëtar zviceran

Adriatik BALLA Çfarë shkoi keq në rastin “Leon Avdullahu?” Këtë pyetje shtrojnë mediumet sportive zvicerane pas nisjes së një hetimi në lidhje me kalimin e lojtarit nga Zvicra tek Kosova. Pas një nisjeje të suksesshme të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Kosovës dhe Sllovenisë, Federata e Futbollit e Zvicrës po heton çështjen. Ish-mesfushori i Bazelit, i cili ka nënshkruar kontratë me Hofenheimin, duhej të kishte luajtur për Zvicrën në ndeshjen kundër Kosovës, jo kundër saj. Por, pavarësisht mbi 20 ndeshjeve me të rinjtë e Zvicrës dhe një vizite të shkurtër në Hofenheim nga presidenti i Federatës, Peter Knabel, përzgjedhësi Murat Yakin dhe ndihmësi i tij, Davide Calla, mesfushori i talentuar në fund zgjodhi Kosovën. “Gabimi” me Avdullahun ndodhi rreth gjashtë vjet më parë, kur...