Mashtrime me abonimin Prime? Amazon bën gati miliardat për t’i shpëtuar gjyqit

Mashtrime me abonimin Prime? Amazon bën gati miliardat për t’i shpëtuar gjyqit

Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur akuzat e FTC-së se ka mashtruar miliona klientë që të regjistroheshin në shërbimin Prime. Sipas marrëveshjes së shpallur nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), 1.5 miliardë dollarë do të përdoren për rimbursime ndaj konsumatorëve që janë regjistruar në Prime pa informim të plotë ose me praktika manipulimi. Kjo marrëveshje u arrit pak ditë pasi nisi gjyqi për çështjen në një gjykatë në Seattle, dhe përbën dënimin më të madh civil të siguruar ndonjëherë nga FTC. Shërbimi Amazon Prime ofron përfitime si transport falas, akses në filma dhe seriale streaming, të cilat në SHBA kushtojnë 139 dollarë në vit ose 14.99 dollarë në muaj, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është 95 paund në vit. FTC...