Trump mbledh ushtrinë/ Sekretari i Mbrojtjes thërret në takim urgjent krerët e ushtrisë

Trump mbledh ushtrinë/ Sekretari i Mbrojtjes thërret në takim urgjent krerët e ushtrisë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka urdhëruar mbajtjen  e një mbledhje urgjente dhe të pazakontë javën e ardhshme  ku së bashku do të mblidhen ushtarakët më të lartë Amerikan. Lajmi u raportua nga Washington Post këtë të enjte, e cila thotë se nuk ka arritur të zbulojë arsyet e këtij takimi. Sipas njoftimit, urdhri i Hegseth u është dërguar të gjithë komandantëve me gradën gjeneral brigade ose më të lartë, si dhe ekuivalentëve të tyre në marinë, që mbajnë pozita drejtuese, së bashku me këshilltarët e tyre kryesorë të trupës së nënoficerëve. Takimi do të zhvillohet të martën në bazën e Korpusit të Marinës në Quantico, Virxhinia. Në total, Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane rreth 800 gjeneralë dhe admiralë në shërbim, dhe shumë...