SNS në prag përjashtimi nga EPP, nis hetimi për korrupsion: Vuçiç akuzohet për brutalitet dhe aleancë me Putinin

SNS në prag përjashtimi nga EPP, nis hetimi për korrupsion: Vuçiç akuzohet për brutalitet dhe aleancë me Putinin

Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiçit është futur në një proces shqyrtimi të brendshëm nga Partia Popullore Evropiane (EPP), për shkak të dyshimeve serioze mbi lidhjet e saj me Rusinë, korrupsionin dhe represionin ndaj opozitës. Ky është një sinjal i qartë se partia e Vuçiçit po humb besueshmërinë edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë. Vuçiç, i cili për më shumë se një dekadë ka kontrolluar jetën politike serbe përmes SNS-së, akuzohet se ka shndërruar shtetin në një regjim autoritar ku protestat qytetare shtypen me brutalitet policor, opozita përndiqet dhe korrupsioni mbulohet me propagandë. Ngjarja tragjike në Novi Sad, ku u shemb një tendë betoni duke vrarë 16 qytetarë, nxori zbuluar dështimin dhe neglizhencën e qeverisë së tij, por Vuçiç refuzoi thirrjet për zgjedhje të...