“Jemi gati për planin e paqes në Gaza”, lideri palestinez i shtrin dorën Trump: Poshtë Hamasi!

“Jemi gati për planin e paqes në Gaza”, lideri palestinez i shtrin dorën Trump: Poshtë Hamasi!

Autoriteti Kombëtar Palestinez eliminon plotësisht Hamasin dhe i shtrin dorën e bashkëpunimit Perëndimit. Presidenti Mahmud Abaz dënoi ashpër sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit dhe njoftoi krijimin e një kushtetute për shtetin e Palestinës. Ndjekim fjalën e tij përmes video-lidhjes në OKB. “Ne deklarojmë gatishmërinë tonë për të punuar me Presidentin Donald Trump, me Arabinë Saudite, Francën, Kombet e Bashkuara dhe të gjithë partnerët për të zbatuar planin e paqes të miratuar në konferencën e 22 shtatorit, duke hapur rrugën për një paqe të drejtë dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal. Pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka vuajtur populli ynë, ne e hedhim poshtë atë që kreu Hamasi më 7 tetor – akte që shënjestruan civilët izraelitë dhe i morën peng – sepse veprime të tilla nuk...