“Mësim spektakli u bë me Veliajn”/ A do të tentojë Balluku t’i marrë vendin Ramës, përgjigjet Hasimja

“Mësim spektakli u bë me Veliajn”/ A do të tentojë Balluku t’i marrë vendin Ramës, përgjigjet Hasimja

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar të ardhmen e lidershipit në Partinë Socialiste dhe mundësinë e pasardhësit të Edi Ramës në krye të qeverisë. I ftuar në një emision televiziv, Hasimja argumentoi se, ndonëse emri i Belinda Ballukut përmendet si pasuese e mundshme, ajo nuk ka gjasa ta sfidojë drejtpërdrejt Ramën, duke nxjerrë në pah shembullin e fundit të Erion Veliajt. “Riemërimi i Ballukut si zëvendëskryeministre nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Është një nga personat më të fuqishëm në qeveri. Por para saj ka qenë Veliaj, edhe më i fuqishëm. Kishte në dorë edhe Tiranën. Dhe pamë çfarë ndodhi: një lëvizje nga Rama dhe Veliaj u hoq qafe pa asnjë zë, pa asnjë kundërshtim nga partia,” u shpreh Hasimja. Ai theksoi se ky precedent është...