Aksidenti tragjik me 1 viktimë në Peqin/ Furgoni i udhëtarëve u përplas me automjetin e mbeturinave

Aksidenti tragjik me 1 viktimë në Peqin/ Furgoni i udhëtarëve u përplas me automjetin e mbeturinave

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Peqin-Elbasan, ku mbeti i vdekur shtetasi Kadri Dedej, punonjës i pastrimit. Sipas burimeve ngjarja ndodhi kur një furgon udhëtarësh u përplas me automjetin e mbeturinave, teksa ky i fundit ndodhej i ndalur anës rrugës për kryerjen e punës së zakonshme të pastrimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, punonjësi i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës, u godit për vdekje, duke pësuar dëmtime të rënda dhe fatale në trup teksa behet me dije se trupi i viktimës është copëtuar nga goditja e fortë. Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor....