Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Palestina nuk e njeh pavarësinë e saj, Enver Hoxhaj: Ja cili do jetë qëndrimi i Kosovës
Tema kryesore që po “mundon” të gjithë liderët botërorë, është njohja e Palestinës si shtet ose jo, e dhënia fund e luftës nga pala izraelite. Shumë liderë evropianë së fundmi kanë deklaruar se janë pro njohjes së Palestinës, gjë që po kundërshtohet nga SHBA-të, duke krijuar kështu ndoshta dy “fronte” kontinentale për të njëjtën çështje. Pikërisht për këtë temë po diskutohet sot, 25 shtator 2025, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka dhënë mendimin e tij Enver Hoxhaj, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës. Teksa kujtojmë se pavarësia e Kosovës nuk është pranuar nga palestinezët, vihet në pikëpyetje se cili do të jetë qëndrimi i Kosovës ndaj njohjes së Palestinës si shtet? Hoxhaj, u shpreh se Kosova do...