Frikë nga arrestimi? Rruga e pazakontë e Netanyahut mbi Europë

Frikë nga arrestimi? Rruga e pazakontë e Netanyahut mbi Europë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëtoi drejt SHBA-ve duke ndjekur një rrugë të devijuar, në përpjekje të dukshme për të shmangur vendet që mund të zbatojnë një urdhër arresti të hapur ndaj tij për krime të supozuara lufte. Netanyahu u nis nga Tel Avivi të mërkurën në mbrëmje për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe për t’u takuar me Presidentin Donald Trump. Por fluturimi i tij, që zakonisht kalon mbi disa vende europiane, këtë herë fluturoi përgjatë gjithë Detit Mesdhe dhe mbi ngushticën e Gjibraltarit, sipas faqeve të ndjekjes së fluturimeve. Sipas FlightRadar24, fluturimi kaloi shkurtimisht mbi Greqi dhe Itali, por shmangu plotësisht hapësirën ajrore franceze dhe spanjolle, duke zgjatur kohëzgjatjen e udhëtimit. Siç shkruan CNN, zyra e kryeministrit izraelit nuk ka dhënë publikisht...