“Ka shkelje të rënda në procedurën e shkarkimit!”/ Avokati: Qeveria po i vështirëson Veliajt ankimimin!

“Ka shkelje të rënda në procedurën e shkarkimit!”/ Avokati: Qeveria po i vështirëson Veliajt ankimimin!

Avokati Besnik Muçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi vendimet e këshillit bashkiak të Tiranës dhe të Këshillit të Ministrave për të shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kryetarit të bashkisë, për të cilat u shpreh se ka patur shkelje shumë të rënda të procedurës.  Ai u shpreh se Veliaj duhej lejuar që të paraqitej në Këshillin e Ministrave, si organi i vetëm që e shkarkon. Avokati Muçi u shpreh se qeveria me vendimin e saj do t’ia vështirësojë Veliajt ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. “Kemi diskutuar, procesi po shkon sipas parashikimeve tona. Konstatoj se ne procedurën e shkarkimit të zotit Veliaj, ka shkelje shumë të rënda të procedurës. GJK në një vendim për ish kreytarin e Vaut të Dejës, është shprehur...