Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
A do të marrë pjesë Izraeli në Eurovision? Ja kur do ta marrë vendimin final EBU
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) do të mbajë një votim për të vendosur nëse Izraeli do të lejohet të marrë pjesë në Konkursin e Këngës Eurovision 2026, i cili do të zhvillohet në Austri. Kjo vjen pas kërkesave në rritje nga disa vende anëtare për përjashtimin e Izraelit, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza. Në një letër drejtuar transmetuesve anëtarë, presidentja e EBU-së, Delphine Ernot-Cunci, pranoi se ekziston një “diversitet i paparë i pikëpamjeve” mbi pjesëmarrjen e Izraelit, KAN. Ajo theksoi se për shkak të thellësisë së mosmarrëveshjes, Këshilli Ekzekutiv nuk ishte në gjendje të arrinte një konsensus. “Këshilli beson se Unioni duhet të mbështesë përfshirjen dhe dialogun e hapur kulturor, që janë vlera themelore të medias së shërbimit publik”, thuhet në letër....