Vuçiç: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor

Vuçiç: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 25 shtator se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) vetëm edhe për katër ditë, kështu që, ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor. SHBA e ka futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, për shkak se shumica e pronësisë së saj është ruse. Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Sanksionet ndaj NIS-it deri më tani janë shtyrë gjashtë herë, dhe hera e fundit ishte deri më 26 shtator. Autoritetet në Serbi, ndërkohë kanë zhvilluar negociata me palën ruse dhe atë amerikane. “Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj...