Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Iu dogj banesa, familja Zito në Maliq në qiell të hapur, kryefamiljari bën apel për ndihmë
Familja Zito në fshatin Strelcë të Maliqit dy ditë më parë, për shkak të një zjarri në banesë, humbi gjithcka kishte. Tashmë Sazan Zito, nëna e tij dhe tre fëmijë të mitur ndodhen në qiell të hapur, ndërsa kryefamiljari bën apel për ndihmë. SYRI TV Zjarri i mori edhe ato pak gjëra që familja Zito kishte në banesë. Kryefamiljari Sazan Zito, tre fëmijët e tij të mitur dhe nëna e moshuar mbetën nën qiell të hapur, ndërsa reshjet dhe temperaturat e ulta janë në prag. Ai bën apel që gjithkush që ka mundësi ta ndihmojë sadopak Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati viktima apo të lënduar, por flakët përfshinë të gjithë banesën, duke shkrumbuar çdo gjë në pak minuta. Sazan Zito rrëfen momentet dramatike kur njoftoi...