Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kryetari i LDK optimist: Mandati i ardhshëm i Prishtinës është i yni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kryetari i LDK optimist: Mandati i ardhshëm i Prishtinës është i yni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi sonte se projektet e mëdha në Prishtinë nisin dhe përfundojnë vetëm me LDK-në. Abdixhiku tha se kryeqyteti është me LDK-në dhe me kryetarin aktual, Përparim Ramën, derisa u shpreh i bindur se ky i fundit do të fitojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar. Abdixhiku: Prishtina është e kaltër. Prishtina është me LDK-në. Prishtina është me Përparim Ramën. Kur Prishtina është me ne, e gjithë Kosova është me ne… Prishtina është motori i zhvillimit dhe nuk është rastësi që këtë kryeqytet dhe motor LDK-ja gjithmonë e ka pasur si në shtëpinë e vet. Kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë vizion dhe punë, ata gjithmonë e shikojnë rrugën drejt nesh. Kur kanë kërkuar stabilitet, ne kemi dhënë këtë stabilitet....