Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Emërimi si zv.ministre i një zyrtareje të parëndësishme te partisë së Metës nuk flet më për luftën e pamoralshme brenda llojit, por për synimin e artë të shkatërrimit të opozitës e bashkë me të, të asaj që ka mbetur nga demokracia. Nga Andi Bushati Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partitë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave brenda dy vëllerzërve armiq të së majtës, është një betejë që zgjat prej vitesh. Në fund, si shumëçka, atë e ka fituar ai që është në pushtet, që ka rëmbyer njëri pas tjetrit, ish ministra si Lefter Koka, Nasip Naço, Vangjel Tavo e deri tek deputetë apo dhe personazhe periferikë si Brahimllari....