Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tirana mbushet me të huaj edhe jashtë sezonit veror/ Shumë vizitorë nga Franca, Gjermania dhe SHBA
Shkëlqimi i gushtit nuk është shuar ende. Tirana, që zakonisht shihet si stacion tranziti, këtë shtator është kthyer në një destinacion më vete. Në sheshe e rrugica, mund të dallosh lehtësisht grupe turistësh që bëjnë foto dhe shijojnë një kafe pranë mozaikut të Muzeut Historik, apo humbasin mes pazareve të qytetit. Aisha dhe Jean-Luc, të ardhur nga Franca, janë dy prej tyre. Aisha Mbaye, turiste nga Franca: “E kishim dëgjuar për Tiranën, por nuk e mendonim kaq të gjallë. Na pëlqeu fakti që qyteti ka histori, por edhe jetë moderne. Është një surprizë shumë e këndshme.” Jean-Luc Diop, turist nga Franca: “Atmosfera është fantastike, njerëzit shumë miqësorë. Në mbrëmje shijojmë muzikën live dhe ushqimin tradicional. Nuk është vetëm një ndalesë, është një përvojë që do ta kujtojmë.” Megjithatë, Tirana nuk është ende një qytet i...