Plan për paqe mes dy vendeve, Presidenti palestinez i gatshëm të bashkëpunojë me Trumpin

Plan për paqe mes dy vendeve, Presidenti palestinez i gatshëm të bashkëpunojë me Trumpin

Presidenti Palestinez, Mahmoud Abbas, ka deklaruar se është i gatshëm të punojë me liderët botërorë për zbatimin e një plani të ri paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve, të shpallur nga Franca në një samit ndërkombëtar të mbajtur këtë javë. Në një  video gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Abbas përshëndeti nismën franceze dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me presidentin amerikan Donald Trump, Arabinë Saudite, Francën, OKB-në, duke e cilësuar planin si një hap të rëndësishëm drejt paqes së drejtë dhe bashkëpunimit rajonal. Plani i propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe i kryesuar nga Arabia Saudite parashikon lirimin e njëkohshëm të 48 pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi, përfundimin e operacioneve ushtarake izraelite në të gjithë Gazën dhe krijimin e...