“Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo”, batuta dhe ironi gjatë takimit mes Trump dhe Erdogan

“Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo”, batuta dhe ironi gjatë takimit mes Trump dhe Erdogan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkëmbyer disa batuta me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku nuk munguan as komentet me tone ironike mbi zgjedhjet e diskutueshme. Trump dhe Erdogan zhvilluan bisedime private në Shtëpinë e Bardhë. Por, përpara se të shkonin pas dyerve të mbyllura, dy homologët iu drejtuan medias në Zyrën Ovale. Trump, duke përsëritur pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA ishin të manipuluara, u kthye nga Erdogan dhe tha me ironi: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo. Deklarata e Trump vjen mes pretendimeve të tij të vazhdueshme  të cilat janë hedhur poshtë nga gjykatat dhe autoritetet zgjedhore se Joe Biden nuk...