Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: 44 mijë dosje për 31 gjykatës, mungojnë më shumë se gjysma
Gjykata e Apelit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Lartë Gjyqësor që të plotësojë vakancat me gjyqtarë. Në shkresën që Top Channel e disponon, kërkesa është firmosur nga këshilli i kësaj gjykate, në të cilën gjykohen të gjitha çështjet penale në rang vendi, duke ngritur shqetësimin për atë që e quajnë si kushte të papërballueshme fluksi. Gjykata e Apelit ka aktualisht në detyrë – thuhet në këtë shkresë – 31 gjyqtarë, ndërkohë që harta e re parashikon 78 gjyqtarë. Apeli gjendet midis numrit të lartë të konflikteve gjyqësore që regjistrohen dhe numrit të pakët të gjyqtarëve, ku bëhet fjalë për çështje të vështira pronësie, penale në të gjithë territorin, dhe që kanë ndjeshmëri dhe kompleksitet të lartë – faktorë këta që cenojnë...